5 të vërteta të çuditshme për Vitin e Ri


Edhe disa ditë na ndajnë nga fund ii 2015 dhe fillimi i një viti të ri. Si çdo fundvitit bëhen analiza, bilance, sondazhe për çdo fushë. Kush ka qenë më i suksesshëm apo kush ka dështuar këtë vit. Por disa të vërteta të çuditshme nuk ndryshojmë me kalimin e viteve, ato ngelin aty për të treguar se si kanë nisur zakonet e para festive. Një pyetje është se kur ka nisur të festohet Viti i Ri, apo dhe ushqimet që sjellin fat, por si dhe zakoni i çuditshëm i njerëzve në Spanjë, janë disa nga të vërteta që paraqesin më së miri këtë ditë festive.

Dëshmitë më të lashta për sa i përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike të rreth 4000 vjetëve më parë.

Romakët festonin Vitin e Ri në Mars. Senati , në153 përpara Krishtit, fiksoi janarin si fillim të Vitit të Ri. Në “46 pas Krishtit kalendari Julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre.

Në Vitin e Ri hahen ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson në fakt një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj gatuhen thjerrëza dhe bathë.

 Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane.

Keltët e festonin Vitin e Ri natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më mirë në Halloween!

R.Shtylla

SHKARKO APP