5-vjeçarja i jep përgjigje atyre që e ofendojnë për shëndetin
Shumë prindër mund të shqetësohen për fëmijët, nëse dikush do komentojë rreth pamjes së tyre të jashtme, apo shëndetit fizik. Por Allison Kimmey ka treguar se nuk shqetësohet aspak, sepse vogëlushja e saj ka përgjigje për të gjithë ata që flasin rreth shëndetit të saj. 5-vjecarja Cambelle është përballur me një rast të tillë në klasë, ku i ka thënë shoqes: “Unë nuk jam e shëndoshë. Unë kam shëndet dhe cdo njeri ka”. Këto janë mësime që i ka mësuar nga mamaja, pasi ka patur plot raste që njerëzit kritikonin trupin e saj. Cambelle di si ta vlerësojë veten dhe vetëbesimin e ka të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga miqtë që kërkojnë ta ofendojnë.