5000 vjet më parë pihej birrë në Tel Aviv
Në qendër të Tel Aviv, afër urës Maariv, u bë një zbulim befasues: qysh 5000 vjet më parë në këtë zonë pihej birrë.
Lajmin e bëri të ditur Autoriteti i Arkeologjisë izraelite që ka gjetur fragmente të qeramikës të përdorur për të prodhuar birrë.
“E dinim që ky mund të ishte një sajt arkeologjik, pasi gërmimet ishin zhvilluar në vitin 1980 dh e2008”, – tha Diego Barkan, supervizori arkeologjik i zonës. “Nisëm gërmimet dhe gjetëm objektet e së kaluarës”-
Midis të objekteve, u gjet edhe një objekt që i përket 5000 viteve më parë dhe i përket periudhës në të cilën egjiptianët jetonin në Izrael. Qeramika e gjetur ishte përdorur për të prodhuar birrë, pija kombëtare e këtij populli, e pirë thuajse nga të gjithë, burra, gra, dhe fëmijë të klasave të ulëta shoqërore.
Në atë kohë, birra ishte bërë nga një përzierje e elbit dhe ujit, e gatuar pjesërisht dhe më pas e lënë për t’u fermentuar në diell. Nga tjetër, përziheshin edhe fruta për t’i dhënë në shije më të fortë.