54-vjeçari, me pinca në bark për 18 vjet
Ma Van Nhat iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një aksidenti rrugor. Ngjarje e ndodhur para 18 vitesh por që ai u detyrua që të kërkonte sërish këshillën mjekësore, pas një dhembje barku të vazhdueshme pas operacionit.
“Pas operacionit të vitit 1998, shkova në shtëpi, por kisha një dhembje barku të vazhdueshme. U detyrova të kthehem në klinikë, ku më diagnostikuan me ulçer për të cilën më thanë të merrja qetësues”, tregon Van Nhat.
Nhat, sot 54-vjeçar, u kthye sërish në tryezën e operacionit. Ekipi i kirurgëve të spitalit Thai Nguyen, në verilindje të Vietnamit, i nxorën nga barku një palë pinca kirurgjikale, tashmë të ndryshkura.
Sipas mediave vendase, një test me ultratinguj muajin e kaluar tregonte një objekt të huaj në njërën anë të abdomenit të tij dhe një tjetër verifikim në spitalin Bac Kan pranë shtëpisë së tij, i njëjti ku u krye ndërhyrja e parë, konfirmoi se bëhej fjalë për një forceps 15-centimetërsh të ngecur brenda trupit të 54-vjeçarit.
Lidhur me këtë ngjarje, drejtuesit e Bac Kanit e pranuan gabimin e bërë, por thonë se do të jetë e vështirë të identifikohen anëtarët e ekipit përgjegjës për gafën e rëndë, pasi kartelat mjekësore aty nuk ruhen për më shumë se 15 vjet.