6 arsye pse disa njerëz janë më tërheqës për mushkonjat se disa të tjerë!

  1. Veshja juaj

Mushkonjat përdorin sytë për t’ju drejtuar “viktimave” të tyre. Ato janë shumë vizuale dhe mënyra e parë se si ato kërkojnë për njerëz është nëpërmjet shikimit. Nëse vishni rroba të zeza apo ndezura ju bëheni një objektiv më i thjeshtë.

  1. Lloji i gjakut

Është pak e çuditshme por është e vërtetë, disa lloje gjaku janë më të dëshirueshme se disa të tjera për mushkonjat.

  1. I nxehti dhe djersitja

Mushkonjat duket se kanë nuhatje edhe për aroma të tjera përveç dioksidit të karbonit, siç është aroma e djersës. Ato gjithashtu pëlqejnë njerëzit që janë më të nxehtë. Psh një njeri I nxehtë dhe I djersitur duket se është kombinimi perfekt për to.

  1. Dioksidi i karbonit

Mushkonjat mund ta nuhasin dioksidin e karboni që 160 metra larg. Kështu që sa më shumë dikush të nxjerrë frymën aq më tërheqës bëhet për mushkonjat. Për aq kohë sa njerëzit marrin frymë me hundë dhe gojë, koka e tyre bëhet mjaft tërheqëse gjatë natës, kjo është dhe arsyeja pse dëgjojmë zhurmën e tyre rreth e rrotull kokës kur shtrihemi për të fjetur.

  1. Shtatëzania

Femrat gjatë shtatzënisë duket se bëhen mjaft tërheqëse për mushkonjat. Edhe nëse më parë nuk ishit objektiv I tyre nëse jeni shtatzanë do të bëheni. Kjo për shkak të nxehtësisë dhe shtimit të dioksidit të karbonit.

  1. Birra

E kishit menduar ndonjëherë që mushkonjat tërhiqen nga birra? Në një studim të kryer hulumtuesit zbuluan se mushkonjat kishin më shumë gjasa të pickonin personat pas kishin konsumuar të paktën nga një gotë birrë. Kjo mund të ndodhë për shkak të djersës dhe temperaturës së trupit që birra shkakton por ende asgjë nuk është provuar 100 %.

SHKARKO APP