6 frazat që “vrasin” martesën
Ja gjashtë frazat të cilat nuk duhet t’i thoni kurrë:
1- Gjithmonë… / Kurrë…
Asnjëherë mos thoni fjalë për të cilat mund të pendoheni më vonë. Nëse ju gjatë debateve me partnerin përmendni fraza si “gjithmonë”apo “kurrë” mund t’ju bëjë që të pendoheni më vonë.
2- Je shëndoshur
Kjo frazë intepretohet sikur po i thoni partnerit tuaj se duket keq. Kjo do ta largojë atë nga ju e do ta mërzisë pa masë.
3- Nqs vërtet më do, do të bëje…
Mos e përdorni dashurinë ndaj njëri – tjetrit si preteks. Ka gjëra që preferojmë të mos i bëjmë për dikë, ose nuk ndihemi komodë, por kjo nuk do të thotë se ka mbaruar dashuria. Mos e vini partnerin tuaj përpara përgjegjësive.
4- Dil jashtë e mos u kthe më kurrë!
Mos e thoni asnjëherë këtë frazë. Sado të ndihesh i/e mërzitur me partnerin, kjo frazë mund t’ju bëjë të pendoheni kur nuk ka më kthim pas.
5- Ti je një…
Mos e ofendoni partnerin tuaj. Nesë ai është vërtet ashtu atëherë përse keni vendosur të kaloni jetën tuaj me të?
6- Burri i shoqes sime gjithmonë…, ti jo.
Mos e krahasoni partnerin me të tjerët. Secili ka mënyrën e tij të të bërit të gjërave, ju nuk duhet ta krahasoni punën e tij me punën e të tjerëve. Kjo vetëm do sjellë debat.