6 truke që çdo shofer duhet t’i dijë në dimër
Dimri është një periudhë e vështirë për shoferët, pasi muajt e ftohtë shpesh sjellin shqetësime të mëdha për automejet. Ndryshimi i gomave, pastrimi i dëborës dhe akullit nga makinat në mëgjes, e shumë vështirësi të tjera që është një listë e pafundme.
Më poshtë ju sjellim një listë këshillash që shoferët duhet të ndjekin në dimër, në mënyrë që udhëtimi të jetë sa më i lehtë.
Xhamat me akull
Për të pastruar xhamat e makinës nga akulli në dimër, ju duhet uthull dhe ujë. Përzieni uthullën me ujë (përdorni një raport 3: 1) dhe spërkateni këtë solucion në dritaret e akullta për t’i pastruar ato.
Si të shkrini bravën e ngrirë
Për të shkrirë bravën e ngrirë, mënyra më e thjeshtë është duke përdorur pastruesin e duarve. Alkooli do ta shkrijë akullin dhe do ta zhbllokojë bravën. Thjesht vendosni disa pika pastrues duarsh mbi çelësin tuaj ose në vrimën e çelësit, dhe zhbllokimi nga akulli ndodh si me magji.
Dyert e ngrira
Për të parandaluar bllokimin e dyerve nga ngrirja, mjafton t’i hidhni pak spay gatimi që mund ta gjeni në çdo supermarket. Thjesht spërkateni në pjesët e gominës dhe fërkojini me letër duarsh.
Xhamat me mjegull
Kur dritaret bëhen me mjegull, mënyra më e thjeshtë për t’i pastruar me një gomë druri. Kjo është një mënyrë shumë e lehtë, që nuk lë asnjë shenjë në xham.
Pasqyrat
Për të shmangur akullin në pasqyrat anësore, mnd t’I mbuloni natën me qese plastike. Kur të hiqni qeset plastike të nesërmen, do të shihni se pasqyrat janë pa akull dhe nuk do të duhet t’i pastroni ato!
Nëse makina ju ka ngecur në borë
Nëse e ngisni makinë tuaj në një ditë me dëborë, mirë është të mbani me vete mbeturina maceje. Nëse makina juaj ngec në akull ose dëborë, spërkateni me të përpara gomave dhe do të dilni më lehtë nga situatA e vështirë. / abcews.al