603 kilometra në orë? “Çmenduria” më e fundit mbi shina vjen nga Japonia

Kush ka pasur mundësinë të vizitojë Japoninë me shumë gjasa do ketë hipur në bordin e Shinkansen, trenit që ecën me 320 km/h.

Por pas disa vjetësh do jetë e mundur që shpejtësia të jetë edhe më e madhe. Treni maglev, një tren magneti i hekurudhës japoneze ka arritur shpejtësinë 603 km/h, i cili është dhe rekordi i ri botëror.

Testi i parë është bërë në muajin prill. Treni i përbërë nga 7 vagona, kaloi parashikimin e shpejtësisë prej 600 km/h, duke arritur shpejtësinë e pabesuesueshme 603 km/h.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas planeve të Kompanisë Qendrore të Hekurudhave në Japoni, treni do hyjë në qarkullim në vitin 2027 dhe distancën nga Tokio në Nagoya prej 286 km do e përshkojë për 40 minuta. / Dita

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?