63 vjeçarja u bë modele për shkak të gabimit të gazetarëve (shihni fotot)

Një pedagoge 63 vjeçare e Universitetit Fordham është shndërruar në një modele magjepsëse, pasi gazetarët e ngatërruan atë me një yll mode.

Lyn Slater, e cila zotëron doktoraturën për mirëqënie sociale dhe jep mësim në Shkollën e Shërbimit Social, po priste një mik jashtë qendrës Lincoln pak vite më parë, gjatë javës së modës në New York, kur dy gazetarë japonezë filluan t’i bënin foto.

Veshja e saj elegante, kostumi Yohji Yamamoto i kombinuar me një çantë Chanel, bëri që gazetarët të mendonin se ajo ishte pjesë e ndonjë industrie të famshme të modës, duke bërë që aksidentalisht 63 vjeçarja të fillojë karrierën e saj të modelimit.

“Disa gazetarë nga Japonia më kishin rrethuar dhe po më bënin pyetje. Turistët e panë këtë dhe menduan: “Duhet të jetë ndonjë person i rëndësishëm në modë!” Kështu që ata filluan të më fotografonin të gjithë, duke u mbledhur në një numër të madh përreth meje”, tha ajo për Tiday Style.

Pedagogia, puna e së cilës ka qenë trajtimi i abuzimit të fëmijëve dhe dhunës në familje, gjeti një profesion të ri pas këtij takimi me gazetarët.

E frymësuar nga fjalët e një miku, ajo krijoi blogun e saj “Accidental Icon” , për të ruajtur interesat e saj në modë dhe për t’ju treguar njerëzve që njerëzit e të gjitha moshave mund të vishen në mënyrë të shkëlqyeshme.

Kështu 63 vjeçarja Slater tërhoqi shpejt mijëra ndjekës të të gjitha moshave.

“Më vijnë shumë e-maile nga të rinjtë që thonë: po na bën të mendojmë se të bëhemi më të vjetër do të thotë të jemi më të bukur dhe të freskët, dhe se mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë në çdo moshë. Prandaj shumë nga komentet në Instagramin tim janë thënie për jetën” , tha ajo për Today.

Industria e modës u impresionua nga ndjenja e saj e stilit dhe në janar të këtij viti, Slater nënshkroi me Elite London.

Ajo gjithashtu pozoi për disa nga firmat më të njohura të profilit të lartë duke përfshirë Comme Des Garcons, Mango, dhe Valentinon, shkruan Daily Mail.

Nëpërmjet fotove të saj të modës, Slater ka luftuar kundër moshimit të industrisë së modës dhe idenë që njerëzit duhet të ndalojnë së veshuri veshje moderne pasi arrijnë një moshë të caktuar.

Me krenari ajo tregoi se ka zgjedhur të injorojë të gjitha rregullat të ndërtuara nga tradicionalja.

“Mos vishni minifunde, mos ekspozoni gjoksin, mos vishni xhinse të grisura etj” …Unë i injoroj të gjitha këto rregulla, sepse mosha nuk është një variabël që më bën të marr vendime për mënyrën se si duhet të vishem.

Në vend që të lejojë rregullat të vendosin për stilin e saj personal të veshjes, Slater është e vendosur të veshë atë që e bën të ndihet më mirë, dhe sipas saj kjo ka ndikuar për ta bërë edhe njeri më të mirë.

SHKARKO APP