7 gjërat që duhet të bëni të dielën, për të qenë të lehtësuar gjatë gjithë javës

E hëna shpeshherë na gjen të kapur “mat”. Duke patur në shumicën e rasteve vetëm një ditë pushimi, fillimi i javës vjen si papritur, pa e marrë veten, dhe madje me një ndjenjë trishtimi, të shqetësuar dhe paorganizuar. Dhe e gjitha kjo ndikon në shëndetin tonë dhe mbarëvajtjen e gjithë javës. Marsha Hudnall, një eksperte shëndeti jep disa këshilla. Sipas saj mjafton parapërgatitja dhe fokusimi të dielën, për të patur pesë ditët e ardhshme të javës sa më të lehta, produktive dhe pa stres.

Bëni disa vakte ushqimi gati

Pas një ditë të lodhshme pune, përgatitja e një vakti dreke apo darke është stres më vete. Mirë është që të dielën të vendosni vetes disa piketa ushqimore se çfarë do të konsumoni gjatë javës. Bëni pazare duke menduar vakte të qarta ne mendjen tuaj. Dhe përgatitini disa vakte të cilat gjatë javës kanë nevojë vetëm për pak ngrohje.

Shkarkoni veten nga ngarkesa apo streset e javës

“Të jesh i shëndetshëm, duhet të kujdesemi për trupin dhe mendjen”, thotë Hudnall.

Stresi ka një ndikim të madh në shëndetin dhe aftësinë tonë për t’u përqendruar, kështu që fillimi i një zakoni të së dielës për stresin mund të fillojë javën duke u ndjerë të relaksuar dhe të fokusuar. Çfarë duhet të bëni? Shkoni në një seancë meditimi, bëni një shëtitje në pyll apo në park, bëni ushtrime fizike, sporte ose shkoni notoni.

Vendosni kohën e gjumit

Qëndrimi i gjatë në darke duke parë shfaqjet tuaja të preferuara apo duke qëndruar në rrjetet sociale, përveç se ju konsumojnë nervat, ditën tjetër do ndihen të ngarkuar që në mëngjes. Përcaktoni një orar fiks të rënies në gjumë, dhe sigurohuni që do të flini 7-9 orë çdo natë.

Bëni një listë të shpejtë

Shkruani ose mbani mend 3 gjëra që duhet të bëni patjetër gjatë javës së ardhshme.

Takimi me një mik të vjetër për drekë, darkë apo kafe. Mbyllja e një projekti etj. I jepni vetes pushime të vogla, një kafe të shkurtër në drekë apo para fillimit të punës, do t’iu bëjnë të meditoni për gjërat që ju presin.

Hidhini një sy kalendarin tuaj

Ju nuk keni nevojë të planifikoni tërë javën tuaj ose të bëni një listë të madhe për të bërë – thjesht hidhini një sy në atë që është parashikoni për të hënën dhe të martën. Edhe në qoftë se ditët janë të mbushura me angazhime, duke e ditur se çfarë po vjen, mund të lehtësoni ankthin apo presionin e kohës për të arritur gjerat.

Përcaktoni tre ditë ushtrime në shtëpi apo palestër

Është e nevojshme që gjatë javës në një orar të ditës, dy apo tre herë në javë tre kryeni ushtrime fizike. Ju e dini se seancat e zakonshme të djersës ju ndihmojnë të flini më mirë, të ndjeheni më mirë dhe të mendoni më mirë gjatë gjithë javës. Provojini ushtrimet njëherë paradite njëherë pasdite, dhe përcaktoni kur është më e dobishme për ju. Vendosni orare dhe mos lini pas dore.

Dilni jashtë

Disa nga të dielat shpeshherë kalohen të mbyllur në shtëpi. Por zgjidhni të dilni në natyrë për pak orë. Ecja në natyrë mund të rrisë kujtesën dhe vëmendjen me 20 për qind krahasuar me rrugët tipike të qytetit ose periferive, sipas hulumtuesve të Universitetit të Miçiganit.

SHKARKO APP