70 vjet të martuar, vdesin brenda katërminutësh
Në ceremoninë e martesës zë vend shprehja e famshme, “derisa vdekja të na ndajë”, por për një çift të martuar prej 70 vjetësh kjo shprehje shkon përtej vdekjes. Ata ndërruan jetë vetëm 4 minuta pas njëri-tjetrit. Heroi i Luftës së Dytë Botërore, Wilf Russell ishte 93 vjeç dhe ndërroi jetë më 29 mars në azil, në orën 06.50. Në mënyrë të pabesueshme bashkëshortja e tij, Vera ndërroi jetë vetëm 3 milje larg tij katër minuta më pas, në 06.54. Wilf, i cili ka luftuar në Itali dhe Afrikën e Jugut me RAF, u zhvendos në azilin Magna Care Home në Wingston, pasi u diagnostifikua me dementia vitin e kaluar. Të afërmit rrëfejnë se shëndeti i Verës filloi të përkeqësohet pasi bashkëshorti i saj prej 71 vitesh nuk e njohu gjatë vizitave të saj. Ajo u shtrua në spital në janar dhe u largua nga kjo botë pa e ditur se dhe Wilf kishte vdekur. Kur u fejuan ata ishin 16 dhe 18 vjeç dhe u martuan më 5 shtator të 1945 pas luftës.