750 euro në muaj për të qëndruar gjashtë orë në ditë i shtrirë në arkivol

750 euro në muaj iu ka ofruar polakëve një ndërmarrje varrimi në Vroclav. Detyra e vetme e punonjësit është që gjashtë orë në ditë, pesë herë në javë, të qëndrojë shtrirë në arkivol.

"Për këtë punë nuk duhet ndonjë aftësi e veçantë, mjafton të qëndrohet palëvizur gjashtë orë. E vetmja gjë që kërkohet janë rrobat elegante dhe guximi për në punësim të pa rëndomtë ", shkruante në shpalljen që gjatë kësaj jave u shfaq në një portal lokal të këtij vendi, raporton Koha. Guximi dhe rrobat elegante janë ato që shpaguhen për qëndrimin në arkivol në vitrinën e ndërmarrjes së varrimit janë ato që ekspozohen kalimtarët, ndërsa ndërmarrja garanton të gjitha sipas ligjit: Kontratën, orarin e punës 6 orë, fundjavat e lira e kulm i të gjithave është zbritja e çmimit për varrim në rast të nevojës, nëse vdes i punësuari ose ndonjë anëtar i familjes së tij së të shtririt në arkivol.

Gazeta polake Gazeta viborça ka shkuar gjurmëve të shpalljes e cila u zhduk shpejt dhe ajo nuk gjeti asnjë ndërmarrje varrimi që kishte kërkuar punëtor të tillë. Në katër ndërmarrjet e varrimit në Vroclav mendohet se shpallja ka qenë një shaka.

SHKARKO APP