90 vjeçarja në xhoglimin e topit sfidon edhe të rinjtë

Ka shumë të rinj, madje edhe ata që kanë luajtur  futboll për shumë kohë, duke përjashtuar ndoshta profesionistët që nuk e kanë rekordin e saj.

Ase Marie Nordhagen, vjen nga Norvegjia, dhe disa ditë më parë ka festuar 90 vjetorin e lindjes.

Ajo është stërgjyshe, ndërsa jeton në një vend të vogël të quajtur, Sauda.

Prej ditësh ajo është bërë sensacion në internet dhe kjo falë aftësive të saj në xhoglim.

Ase Marie ka një rekord më mbi 1000 xhoglime. Pavarësisht se është aq e vjetër ajo nuk e ka humbur aftësinë e saj që ka me këmbën e djathtë.

SHKARKO APP