91-vjeçarja bën ushtrime gjimnastikore si një e re

Johanna Quaas ka thyer rekordin Guiness si një nga njerëzit më të vjetër në botë që kryen ushtrime gjimnastikore. 91-vjeçarja arrin të bëjë ushtrime të ndryshme në paralele, njësoj si të ishte në moshë të re. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet të lëvizjeve të saj, ku të gjithë shfaqen të mahnitur me mënyrën se si arrin të ketë energji për t’u ushtruar. Prandaj, nga komentuesit Johanna është vlerësuar si një njeri që i frymëzon të tjerët për të ndjekur ëndrrat dhe për të mbajtur trupin në formë.

SHKARKO APP