A doni të gjeni në internet sozinë tuaj!
Secili thuhet se ka një kopje identike diku në botë. Për të shuar kuriozitetin që të gjeni sozinë tuaj, një faqe në “ueb” është hapur së fundmi ku mund të kërkoni personin “binjak”, kudo që ai mund te jetë.
“twinstrangers.com” është faqja ku çdokush mund të gjej personin që i ngjan më shumë nga pamja e jashtme dhe që nuk e ka takuar kurrë më parë.
Gjithçka nisi si një projekt kur prezantuesja televizive irlandeze, Niamh Geaney, hodhi një sfidë duke provuar që në 28 ditë të gjente “binjaken” e saj të panjohur. Në kohë kur propozimi i saj ishte shpërndarë si epidemi në internet, në prill të viti 2015, Niamh takoi Karen Braingan. Vajzat bërë një foto së bashku dhe është e kotë të flasim , sesa ngjashmëri kishin ato.
Por çështja nuk përfundoi me kaq, gjatë këtij projektit Niamh takoi dhe një grua të dytë, që jetonte në Itali është ishte akoma më indentike sesa para. Ajo quhej Luisa dhe jetonte në Genova.
Pasi e pa që projekti i saj pati një impakt të madh tek njerëzit, prezantuesja lançoi faqen online twinstranges.com, që i jepte mundësinë të huajve të gjeni kopje e tyre identike.