A duhet të agjërojnë fëmijët? Ja disa këshilla për prindërit
Doktorët gjermanë këshillojnë prindërit myslimanë të mos i lejojnë fëmijët të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Shoqata Profesionale e Pediatërve ka thënë se prindërit duhet t’iu shpjegojnë fëmijëve se agjërimi mund të jetë i dëmshëm për ta.
“Sigurohuni që fëmijët dhe adoleshentët janë duke konsumuar mjaftueshëm ujë”, kanë thënë ata.
Gjatë muajit të Ramazanit agjërojnë miliona muslimanë anë e mbanë botës. Ata nuk hanë dhe nuk pinë mes periudhës së agimit dhe perëndimit për 30 ditë.
Këtë vit Ramazani ka ndodhur të jetë në periudhën e hershme të stinës së verës, që nënkupton se njerëzit në Evropë do të agjërojnë për rreth 18 orë në ditë.
Si ndikon agjërimi te fëmijët?
Fëmijët e besimit islam janë të obliguar të fillojnë të agjërojnë posa ta kenë arritur fazën e pubertetit – zakonisht në moshën 14 vjeçare.
Fëmijët më të vegjël se 14 nuk duhet të agjërojnë, por doktorët gjermanë thonë se shumë prej tyre e bëjnë këtë gjë.
Prandaj, doktorët gjermanë tregojnë se këtë vit Ramazani është gjatë fazës më të rëndësishme të vitit shkollor, dhe paralajmërojnë se agjërimi, në veçanti mungesa e lëngjeve, mund të ketë efekte negative në performancën e fëmijëve në shkollë.
“Ne shohim fëmijë të zverdhur dhe të shpërqendruar gjatë Ramazanit”, kanë thënë doktorët në qëndrimin e tyre.
Gjithashtu ata tregojnë se shumë fëmijë raportojnë për dhimbje abdominale dhe dhimbje të kokës.
Por, doktorët gjermanë nuk janë të vetmit që janë të brengosur për këtë. Edhe shoqatat e mësuesve të Gjermanisë kanë paralajmëruar se fëmijët po ndihen të lodhur gjatë Ramazanit.
A duhet të agjërojnë të gjithë myslimanët?
Ramazani shihet si një periudhë shpirtërore për të reflektuar, si dhe për ta rritur devotshmërinë dhe adhurimin ndaj Allahut.
Ramazani është një nga pesë shtyllat e Islamit, dhe të gjithë personat e rritur të besimit islam duhet të agjërojnë, duhet ta lexojnë Kuranin dhe të mos tymosin duhan e të bëjnë seks gjatë agjërimit.
Megjithatë, nuk janë vetëm fëmijët që nuk e kanë arritur fazën e pubertet ata të cilët janë të lejuar të mos agjërojnë. Edhe myslimanët që janë të sëmurë, që udhëtojnë, të moshuarit, gratë shtatzëna, ato që i ushqejnë bebet me gji, personat me diabet dhe gratë gjatë menstruacioneve nuk janë të obliguar të agjërojnë.