A e dini pse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?
Të gjithë e kemi pyetur veten, përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon. Në fakt, kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Thomas Edison. Fjala “Alo” u përdor gabimisht nga Edison, në fund të shekullit XIX, pasi ai nuk kishte dëgjuar sinjalin që i është dashur t’i vijë. Por, sipas krijuesit të telefonit, Alexander Graham Bell është dashur që në thirrjet telefonike të përgjigjemi me “Ahoy!” e cila në thelb është një përshëndetje që është përdorur nga marinarët. Kështu, fjala “Alo” e përdorur gabimisht nga Edison mbeti si një zakon për miliona njerëz.