A e dinit se përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës?

A e kishit menduar ndonjëherë se përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës derisa ju mirëpresin në aeroplan? Ato gjithmonë përdorin këtë lloj “poze” dhe arsyeja është tejet interesante. Në këtë mënyrë, ato numërojnë pasagjerët.

Po, mirë e lexuat. Në shuplakat e tyre të duarve kanë një lloj numëratore që u shërben për t’i numëruar të gjithë pasagjerët që janë futur në aeroplan me qëllim që numri i tyre të përshtatet me atë në dokumentet e aeroplanit.

Në raste të caktuara madje ky numër mund t’i ndihmojë stjuardesës sa i përket peshës që e bartë aeroplani dhe nëse është e nevojshme që pesha të shpërndahet në aeroplan njëtrajtshëm për të ruajtur balancën. Por, pse këtë e fshehin nga pasagjerët? Personeli nuk do që t’i pengojë ata të fitojnë vëmendje të “panevojshme”.

SHKARKO APP