A kanë ekzistuar vërtetë “hobitët?
Krijesa të ngjashme me njeriun, por në përmasa më të vogla, u zbuluan në vitin 2004. Gjuetarë, përgatitës veglash, apo përdorues të zjarrit, shkencëtarët nisën që të kishin disa dyshime se në të shkuarën ka ekzistuar një specie e re, homo. Këto krijesa ngjasojnë me hobitët, speciet e krijuara nga shkrimtari J.R.R Tolkien, protagonist në trilogjinë “Zoti i unazave”. Krijesat që ne i njohim si hobitët kanë ekzistuar vërtet përgjatë rrjedhës së historisë. Hobitët përshkruhen nga studiuesit si qenie që i ngjajnë njeriut, por me gjatësi më të vogël. Ata kanë qenë pak më të gjatë se një metër dhe nga shumë këndvështrime, të ngjashëm me homo sapiensët, veçse në madhësi më të vogël. Ata mendohet se kanë jetuar në shpellat e ishullit indonezian të Floresit. Për herë të parë këto krijesa u zbuluan në vitin 2004. Duke pasur parasysh eshtrat e tyre në përmasa më të vogla, shkencëtarët nisën që të kishin disa dyshime se në të shkuarën ka ekzistuar një specie e re homo. Në fakt, për disa kërkues, kockat mund t’u përkisnin disa qenieve njerëzore, të cilat ishin të keqformuara. Por, përpara disa kohësh, Caley Orr dhe kolegët e tij të Departamentit të Anatomisë të Universitetit “Midwestern” në Teksas, gjetën dëshmi të reja fosilesh që tregojnë informacione të reja në lidhje me origjinën e sjelljen e këtyre specieve.