A mund ta kurojë marjuana Alzheimer-in?
Një përbërës aktiv i gjendur tek bima e marjuanës i quajtur terahydrocannabinol ose shkurt (THC) është zbuluar sëfundmi se ndihmon në eleminimin e grumbujve toksikë të amiloidit beta në tru, përbërës ky që mendohet të jetë shkakëtari fillestar i sëmundjes së Alzheimer-it.
Nga zhvillimi i studimeve u gjetën prova se kanabinoidet duke përfshirë dhe (THC) kanë rol mbrojtës në personat me sëmundje “neurodegjenerative”.
Inflamacioni i krijuar në tru është një nga shkakëtarët më të mëdhenj të dëmit që është i lidhur me sëmundjen e Alzheimer-it, por gjithmonë ka qenë menduar se kjo përgjigje vinte nga qelizat imunitare të ndodhura në tru, jo nga vetë qelizat nervore” –shpjegon Antonio Currais, një nga anëtarët e gupit që po merret me studimin në fjalë.
Ky është një lajm tejet shpresëdhënës sidomos për pacientët me Alzajmer, por deri tani janë kryer vetëm disa prova laboratorike me neuronet, hapi tjetër do jetë vëshgimi i lidhjes midis THC-se gjendur tek marijuana dhe reduktmit të inflamacionit në procesin e krijimit të pllakëzave, në prova klinike.
Duke qenë se Marjuana është lëndë narkotike, kërkuesit kanë gjetur një medikament që quhet “J147”, që mesa duket ka të njetin efekt si THC, në mënyrë që ata mund të vazhdojnë kërkimet pa pasur probleme ligjore.