A mundet një fëmijë të jetojë me kafshët, si Mogli?

Padyshim që Mogli është një ndër filmat vizatimor më të pëlqyer, më të ndjekurit në mbarë botën. Në origjinal libri që flet për mbretin e xhunglës, i botuar në vitin 1894, tregon se si Mogli u  rritur nga një tufë prej ujqërish dhe nga Shere Kahn, një tigër. Zgjedhja e ujqërve si prindër qëndron se për ato foshnje të humbura, ujqërit janë më të besueshëm në mbrojtjen. Sipas artikullit të botuar në portalin, “Quartz”, disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin se, në jetën reale a mundet që fëmijët të jetojnë me kafshët? Historia e “fëmijë së egër” ka mahnitur vëmendjen e publikut dhe akademike njësoj.

Disa kafshë, janë krijesa sociale

Sipas këtij shkrimi thuhet se: “Si primare, ujqërit dhe qentë janë shumë sociale dhe të gjithë munden të kujdesen shumë mirë për këlyshët e tyre. Një shembull që daton në vitin 2007, por që bëri xhiron në mediat sociale kohët e fundit tregoi historinë e një miqësie të rrallë, e cila u zhvillua në mes të një ujku dhe gomari, të cilët jetonin bashkë. Mogli ishte mësuar se si ti mbijetonte sfidave, i stërvitur nga ariu Baloo dhe nga leopardi Bagheera,. Ndërsa një trio e tillë mund të duket miqësore nuk ka gjasa, por gjithmonë ka shembuj të ngjashme të tillë miqësie. Për shembull real është rasti i një luaneshe në rezervati natyror në Kenia që në mënyrë të përsëritur “adoptonte” viçat gjatë një periudhe prej disa vitesh”.

Shembuj të tillë mund të hidhnin poshtë përjashtime që vërtetojnë rregullin dhe ne nuk e dimë se çfarë do të kishte ndodhur për një periudhë të gjatë, nëse këta fëmijë në jetën reale do të rriteshin nga një grup i egër kafshësh.

Aftësia për të mbrojtur një specie tjetër, sipas ekspertëve është; ”Ndjeshmëria ajo e cila e lidh këtë komunikim, njeri-kafshë”.  Një rast i fundit është dokumentuar në vitin 2015. A ishte kequshqyerja dhe lënia pas dore e fëmijës dy-vjeçar nga ana e prindëre? Po. Foshnja u gjet nga autoritetet në Kili duke u ushqyer me gji nga qenueshe.  Pa diskutimit që është rast i vërtetë!

Historitë e fëmijëve që mund të jetojnë me kafshët, janë kundërshtuar gjerësisht nga akademikët dhe janë parë edhe si sensacionale nga audienca në një njëjtën kohë. Sipas shkrimit kjo është për shkak se; ”Aftësia e kafshëve për të rritur fëmijët e njeriut kërkon shumë supozime të gjatë për veçantinë e njeriut dhe superioritetit në fjalë. Si rezultat i kësaj ne jemi të detyruar të pranojnë se edhe ata janë të aftë për të vepruar siç bëjnë njerëzorët”. Gjithashtu rastet e dokumentuara të kafshëve tregojnë një ndjeshmëri që ata kanë ndaj njerëzve në nevojë. Ose shpëtimin e tyre nga një sërë rrethana të ndryshme. Ekspertët në këtë artikull, kanë arritur në përfundime se; Historitë e fëmijëve që mund të jetojnë me kafshët, bëhet më e besueshme, nga e gjithë panorama e artikuluar më sipër”.

Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP