Adoleshentët lanë ndërtimin për monedhat, ja ku kanë arritur falë tyre

Dy djem filluan të shesin monedha kur ishin vetëm 18 vjeç dhe tani biznesi i tyre sjell rreth 70 mijë paund fitime në vit.

Ata u lodhën me punën në një firmë ndërtimi ku fitonin 9 paund për orë dhe vendosën të krijonin biznes, por nuk kishin asnjë ide.

Një ditë, kur James Grear po paguante drekën vuri një gjë të çuditshme në monedhën e tij. Bëri kërkime nëse mund ta shiste online në eBay dhe arriti të merrte 8-fish më shumë se vlera e vërtetë.

Pas kësaj James dhe Henry hapën një dyqan online të quajtur Furnizuesi i monedhave dhe shikonin qindra të tilla për të gjetur një të veçantë.

Në dy vite, biznesi arriti të fitojë 50 mijë deri në 70 mijë paund në vit, ku arrijnë të menaxhojnë dyqanin vetëm nëpërmjet një kompjuteri në dhomë.

SHKARKO APP