Adolf Hitleri “është gjallë”, një kosovar pretendon se i ka zënë vendin

Që pas Luftës së Dytë Botërore, bota shpreson që një tjetër si Hitleri të mos rikthehet më. Por një kososvar pretendon se Adolf Hitleri ka rilindur, duke bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente nga të ndryshmet. Shqiptari nga Kosova, banues në Mitrovicë, quhet Emin Gjinovci dhe është 49-vjeç. Ai ngjason shumë me Hitlerin dhe për këtë thotë se është shumë krenar. Kosovari ke gjetur edhe një mënyrë ideale për të fituar para. Ai i merr deri në 100 dollarë çdo turisti, që kërkon që të bëj një foto me të. – “Jam krenar për ngjashmërinë me Hitlerin, pasi ai më pëlqen dhe te karakteri i tij gjej veten, sepse ai luftoi kundër armiqve të mi. Po, serbët janë armiqtë e mi!” – ka deklaruar Gjinovci për portalin “on-line” amerikan “Skelliuag Vagabond”. Në 1998, kosovari la Gjermaninë për t’u kthyer në Kosovë, me qëlllim për të qenë pjesë e Luftën Çlirimtare. Por fama e  49-vjeçarit ka “prekur” edhe Serbinë, pasi mediat serbe kanë publikuar deklaratat e tij. Emini, baba i 5 vajzave, i thërret ato “fëmijët e Hitlerit”.

SHKARKO APP