Aeroplanin me 500 pasagjer e merr stuhia e fortë
Një aeroplan i madh pasagjerësh po luftonte me erën e fortë në Gjermani, teksa përpiqej për t’u ulur në aeroport. Avioni Airbus A380 me 500 pasagjerë në bord, është avioni më i madh i pasagjerëve në botë. Avioni nga Emiratet u filmua duke u përpjekur që të ulej në aeroportin e Düsseldorf të enjten. Ndërsa ulja e avionit është relativisht e qetë, problemet fillojnë kur rrotat prekin me asfalt. Video u regjistrua nga piloti Martin Bogdan dhe u ngarkua në kanalin e tij në YouTube. Për disa momente, avioni lëkundet nga njëra anë në tjetër, ndërsa piloti përpiqet të mbajë situatën nën kontroll. Gjermania Veriore është goditur nga stuhi të fuqishme ditët e fundit, duke shkaktuar disa viktima.