Afganistan, marton vajzën 6 vjeçare në këmbin të një dhie

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Afganistan kur një vajzë e vogël vetëm 6 vjeçare është detyruar të martohet më një burrë 55 vjeçar, në këmbim të një dhie. Babai i vajzës Gharbgol ka rrëfyer që arsyeja e vetme për këtë vendim ishte varfëria e madhe, ai falë martesës së vajzës do të merrte një dhi, oriz, vaj dhe sheqer. Ai tha se bashkëshorti i vajzës 55 vjeçar i ishte betuar atij, që nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën pa mbushur 18 vjeç. Fatmirësisht plani nuk ka funksionuar pasi një i afërm ka lajmëruar në polici dhe ngjarja është evituar. Babai i vajzës është arrestuar nga policia.

SHKARKO APP