Ajri i ndotur “vret” gjysmë milioni foshnja çdo vit në të gjithë botën
Të dhënat tregojnë se ndotja e ajrit vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e parakohshme të gati gjysmë milioni foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës në të gjithë botën. Raporti i Gjendjes Globale të Ajrit njoftoi se cilësia e dobët e ajrit shkakton dy të tretat e viktimave si edhe ndikon në shëndet. Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm edhe për foshnjat në barkun e nënës, pasi sipas studimeve të publikuara mund të shkaktojë lindje të parakohshme apo peshë të ulët.
Gati dy të tretat e 500,000 e foshnjave që kanë humbur jetën, të dokumentuara ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në ambiente të brendshme, kryesisht nëse ndotja shkaktohej nga lëndët si qymyr, dry etj. Këto të dhëna raportohen në raportin e Gjendjes Globale të Ajrit 2020. Për vite më radhë ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar ndikimin e ajrit të ndotur te njerëzit e moshuar, personat me probleme shëndetësore, ndërsa ka sqaruar edhe numrin e lartë të foshnjave të cilët kanë humbur jetën.
Katherine Walker, një nga shkencëtaret kryesore në Institutin e Efekteve Shëndetësore, e cila botoi edhe raportin, deklaroi:
Ne nuk i kemi kuptuar plotësisht se në çfarë faze janë këto mekanizma, por diçka po ndikon në zhvillimin e foshnjave si edhe në uljen e lindjeve. Ekziston një lidhje epidemiologjike sa i përket këtyre rasteve. Sakaq foshnjet e lindura me një peshë të ulët janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe pneumonive. Mushkëritë e foshnjave para lindjes gjithashtu nuk mund të zhvillohen plotësisht.
Beate Ritz, epidemiologe në UCLA tha:
Zvogëlimi i ndotjes së ajrit do të ulte numrin e viktimave. Ekziston një dëmtim i trurit dhe organeve të tjera nga ndotja. Ne duhet të zvogëlojmë ndotjen e ajrit pasi ndikon negativisht në të gjitha organet.
Për shekuj me radhë disa efekte negative kanë kaluar pa u vënë re. Të dhënat e raportit përqendrohen nga viti 2019 duke mos përfshirë ndikimet e politikave për ndotjen e ajrit gjatë vitit 2020. Shkencëtarët thanë se efektet e COVID-19 janë ende të paqarta përsa i përket cilësisë së ajrit. Të paktën 6.7 milion vdekje janë regjistruar në të gjithë botën për shkak të ndotjes së ajrit, një faktor që rrit goditjen në tru, sulmin në zemër, ndikon në përkeqësimin e diabetit, kancerit të mushkërive, si edhe sëmundje të tjera kronike. Ndotja e ajrit tashmë është shkaku i katërt më i lartë i vdekjeve në mbarë botën.joq