Aktori anglez ndërron emrin për shkak të ISIS

Aktori i mirënjohur britanik, Maurice Micklewhite tani zyrtarisht do të quhet Michael Caine. The Guardian raporton se aktori ka ndryshuar ligjërisht emrin e vërtetë dhe ka marrë pseudonimin e njohur artistik Michael Caine nga viti 1954 për shkak të rritjes së kontrolleve të sigurisë në aeroporte të nxitura nga sulmet e fundit të ISIS-it. “Një roje e sigurisë në aeroport mund të më thotë, ‘përshëndetje Michael Caine’ dhe papritmas unë ia jap atij pasaportën me emër tjetër në të”, është shprehur Caine, i cili më tutje shton se, “unë mund të qëndroja aty për një orë, prandaj e ndryshova emrin tim”. 83 vjeçari, i cili llogaritet si një nga ikonat e filmit në Britani të Madhe ka luajtur në më shumë se 115 filma.

SHKARKO APP