Aktorja anoreksike drejt vdekjes, peshon vetëm 18 kg

E gjatë 170 cm, ajo peshon 18 kilogramë dhe është afër vdekjes.

Tani, Rachael Farrokh, nga Kalifornia Jugut, po lutet që njerëzit ta ndihmojnë t’i shpëtojë vdekjes.

Aktorja 37 vjeçare, që ka luftuar me anoreksinë për më shumë se 10 vjet, ka lançuar një video në YouTube duke përshkruar luftën e saj kundra çrregullimit të ngrënies.

Në video ajo shpjegon se si gjëndja e saj është rënduar muajt e fundit, duke e dobësuar, duke e lënë pa frymë, dhe duke e bërë të pamundur që ajo të lëvizë vetë edhe nëpër shtëpi.

Rachael gjithashtu zbulon se si bashkëshorti i saj, Ron Edmondson, hoqi dorë nga puna e tij, për t’u kujdesur 24 orë për të, ndërkohë që spitalet nuk marrin përsipër trajtimin e saj për shkak të peshës së saj.

“Vetëm një spital që është jashtë vendit pranoi të më ndihmojë, por mundësitë e mia janë të vogla,” tha Rachael, duke i kërkuar atyre që panë videon e saj për të dhuruar para me aq sa mundësi kanë.

“Anoreksia ime është e një lloji shumë të keq, kam nevojë për ndihmën tuaj,” tha Rachael.

Nëpërmjet një faqeje GoFundMe, ajo dhe bashkëshorti i saj kërkojnë të arrijnë shumën e parave 100 mijë dollarë për trajtimin. Deri tani ka arritur 33 mijë dollarë.

Rachael e takoi Edmondson-in, 41 vjeç, ndërsa ai punonte si instructor në palestrën e saj. Përpara luftës me anoreksinë, ajo ishte një femër e buruk, aktive dhe e shëndetshme, tha Edomondson për ABC.

“Në fillim, doja të humbja vetëm disa kilogramë,” tha Rachael, duke shtuar se humbja e papritur e vendit të punës dhe disa kujtime të dhimbshme të së kaluarës bënë që të vuante nga anoreksia.

“Dua të jem personi i fortë dhe i pavarur që kam qenë gjithmonë,” tha ajo.

SHKARKO APP