Akullnaja e shkrirë nxjerr në sipërfaqje çiftin e zhdukur në vitin 1942
Trupat e një çifti zvicerian janë zbuluar të ngrirë në Alpe, 75 vite pasi ata u zhdukën. Në gusht të vitit 1942 Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën ndërsa kishin shkuar që të kujdeseshin për bagëtitë e tyre në një fushë afër fshatit Chandolin.
Trupat e tyre u zbuluan nga një punëtor i skive gjatë javës së kaluar në akullnajën Tsanfleuron. Akulli i shkrirë ka ekspozuar tupat e çiftit të zhdukur në mes të Luftës së Dytë Botërore, raportojnë mediat zviceriane.
Ata ishin fermërë dhe kishin 7 fëmijë, 5 djem dhe 2 vajza, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresat për gjetjen e tyre.
“Ne kemi kërkuar gjithë jetën, pa u ndalur për ti gjetur,”-ka thënë Marceline Udry-Dumoulin, vajza e tyre më e vogël dhe ishte vetëm 4 vjeç kur prindërit e saj u zhdukën.
79-vjeçarja tashmë ndihet më e qetë pasi mund ti bëjë funeralin që meritojnë.
“Duhet të them se mbas 75 vitesh duke pritur, ky lajm më qetëson. Ne menduam se nuk do të ishim dot në gjendje që t’u jepnim funeralin që meritonin.”