Albinët në Tanzani: Po na vrasin si kafshë, kockat tona i përdorin si hajmali!
Një fushatë e re është duke u lançuar në Tanzani, e cila ka si qëllim të mbrojë njerëzit albin .
Kjo pasi kohët e fundit është shtuar shumë numri i njerëzve albinë që po vriten.
Vetëm në tre vitet e fundit në Tanzani janë vrarë 70 njerëz, por për vrasjet vetëm 10 njerëz janë dënuar.
Njerëzit albinë janë pothuajse me tipare krejtësisht të zbardhura, për shkak të njëdeformimi të kodit gjenetik, i cili bën që lëkura e tyre të jetë pa pigment.
Në Tanzani, 1 në çdo 3 mije banorë është i rracës albin. Në këtë vend ekziston një besim i lashtë se kockat e albinëve sjellin fat dhe mirëqënie, ndaj dhe ata vriten pa pikë mëshire si të ishin kafshë.
Njerëzit me ngjyrë i përdorin flokët apo kockat e tyre si hajmali, pasi besojnë se albinët kanë fuqi magjike