Alienët do ta shkatërrojnë Tokën sikurse Marsin

Sipas një fizikani, një racë mjaft inteligjente alienësh do shkatërrojë Tokën përmes një shpërthimi nuklear, njëllojë siç ka bërë me planetin Mars.

Sipas fizikanit Dr.John Brandenburg ata do të na shkatërrojnë pasi jemi “shumë të zhurmshëm”. Për këtë teori ai është mbështetur në përqëndrimin e lartë të Xenon-129 në atmosferën e Marsit.

Kjo teori ishte prezantuar në Shoqërinë Amerikane të Fizikës në Illinois, SHBA.

Dr.Brandenburg kishte thënë se gjurmët e larta të uraniumit dhe toriumit në sipërfaqe të Marsit mbështetin teorinë, se jeta në Mars është shkatërruar.

Edhe pse këto janë materiale natyrore që gjenden kudo, fizikanti Brandenburg është i bindur prania e tyre në sipërfaqen e Marsit është rezultat i një shpërthimi bërthamor që shfarosi marsianët.

Fizikanti thotë se dikur Marsi kishte një klimë të ngjashme me atë në Tokë dhe se ka pasur mundësi për bimësi dhe jetesën e kafshëve. Sipas tij, nëse nuk do të ishte shkatërruar jeta në Mars tani do ishte më e përparuar sasa ajo e egjiptianëve të lashtë.

Teoria thotë se raca aliene që zhduku Marsin tani mund të synojë ta bëjë këtë me Tokën, pasi ata janë armiqësor me qytetërimet e reja dhe të zhurmshme, si ky i joni.

SHKARKO APP