Alienët do ta vizitojnë Tokën në fund të këtij viti
Teoricienët konspirativë thonë se një lider botëror do të njoftojë botën para fundit të këtij viti se alienët do të na vizitojnë.
Aktivistë të ndryshëm janë duke u bërë thirrje qeverive botërore që të pranojnë formalisht se jashtëtokësorët ekzistojnë dhe do të takohen racën njerëzore.
Dita Botërore e Demaskimit është duke u mbajtur për të rritur ndërgjegjësimin e të ashtuquajturit ‘incidenti Roswell’ 69 vjet më parë, thonë organizatorët, shkruan Daily Mirror.Besohet se një anije kozmike jashtëtokësore ishte rrëzuar në një fermë në Nju Meksiko, në javën e parë të korrikut 1947, transmeton Gazeta Express.Forcat Ajrore Roswell kishin thënë atë kohë për mediat se ushtria kishte gjetur mbetjet e një “disku fluturues”, lajm ky që zuri ballinat e gazetave anë e mbanë botës.Por më 8 korrik, Gjenerali Roger Ramey kishte njoftuar në një konferencë për shtyp se objekti i gjetur ishte thjeshtë një tumbullace e motit. Në një video të publikuar në YouTube, Stephen Bassett, lobisti i vetëm i regjistruar i UFO-ve në Amerikë, foli në ‘Alien Cosmic Expo’ muajin e kaluar duke thënë: “Në ditën që kombi i parë do të njoftojë edhe zyrtarisht praninë e alienëve, ajo datë do të bëhet ‘Dita Botërore e Demaskimit’, e njohur historikisht si ngjarja më e thellë në historinë e njerëzimit”.
Bassett, drejtori ekzekutiv i ‘Paradigm Research Group’, është aq i bindur se Presidenti Obama do të njoftojë zyrtarisht praninë e alienëve deri në fund të këtij viti. Madje ai beson se Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do ta mbështesë njoftimin e SHBA-së.