“Alieni” i gjetur në shkretëtirën e Kilit, zbulohet prejardhja

Shkencëtarët e kanë zbuluar origjinën e skeletit të gjatë 13 centimetra, që dyshohej se ishte jashtëtokësor. Testi i ri i ADN-së, tregoi se skeleti dhe mbetjet tjera janë njerëzore, që i përkasin një vajze që ishte xhuxhe. Trupi me dhjetë brinjë dhe kokë në formë koni, ka marrë nofkën Ata, pasi ishte gjetur në shkretëtirën Atakama të Kilit, gjatë vitit 2003. Për shkak të dukjes së pazakontë, është menduar se ishte jashtëtokësore, ndërsa u bë pjesë e shumë dokumentarëve, si bazë dhe dëshmi e jetës jashtë planetit tonë. Pas pesë vitesh analizash të thella gjenetike, shkencëtarët kanë gjetur thelbin, që tregon se kjo specie, të vetmen lidhje e ka me njerëzit. Testet gjenetike që janë bërë në universitetet e Kalifornisë, an Franciskos dhe Stanfordit, tregojnë se eshtrat janë të një femre që ka vdekur para 40 vitesh. Fillimisht u besua se ishte fëmijë që ka vdekur gjashtë apo tetëvjeçar, po tani është specifikua që ishte fetus, apo bebe që vdiq menjëherë pas lindjes. Hulumtuesit po bëjnë përpjekje të vazhdueshme, për të zbuluar arsyet e deformimit të trupit, si dhe shkaqet e shtatit ekstrem të shkurtër.

SHKARKO APP