“Alwine”, fshati gjerman që del në ankand ditën e nesërme – Oferta fillon në vlerën e 125,000 eurove

Gjithkush që dëshiron të ketë në pronësi një fshat tashmë e ka këtë mundësi. Nesër i gjithë fshati Alwine në jug të Brandenburgut do të dalë në ankand me një çmim fillestar prej 125,000 eurosh.

Alwine ka rreth 20 banorë të cilët kanë dalë në pension, me përjashtim të një familjeje.

Siç raportojnë mediat lokale, gjendja e tij e shkatërruar është karakteristikë e shumicës së Gjermanisë Lindore.

Fshati kishte rreth 50 banorë në kohën e ribashkimit me Gjermaninë perëndimore më 1990. Megjithatë, kur termocentrali i qymyrit u mbyll, banorët e rinj u zhvendosën drejt perëndimit dhe askush nuk u kthye më.

Një investitor privat bleu Alwine në vitin 2000 por sipas njoftimeve kjo nuk e ndaloi fshatin që të binte në gjendje edhe më të keqe.

Andreas Claus, kryebashkiak i rrethit në të cilin Alwine bën pjesë, tha për TheLocal.de se ai e mësoi për këtë shitje të propozuar vetëm kur pa raportin në media.

Ai gjithashtu tha se banorët nuk do të përpiqen ta blejnë atë.

SHKARKO APP