Anija e eksploratorit norvegjez nxirret nga deti pas 85 vjetësh
Është nxjerrë nga deti pas 85 vitesh, një anije e cila i përkiste ekploradorit të famshëm norvegjez Roald Amundsen.
Anija e quajtur Maud ishte një ndër anijet ikonike të ndërtuara , krahas Gjoa dhe Fram, që sot gjenden të prezantuara në Muzeumin Fram në Oslo të Norvegjisë.
Pas gjashtë viteve punë, ekipi i norvegjezëve që realizoi projektin qe në gjendje të bëjë atë për të cilën ishte tentuar të bëhej në vitin 1990 dhe nuk pati sukses.
Ata e ngritën Maud pas 85 vjetësh mbi një platformë në detin kanadez.
Pavarësisht nga dekada të tëra në ujë, Maud pritej të kishte ruajtur shumë nga vetja e saj. pavarësisht nga çarjet, menaxheri i projektit Jan Ëanggaard tha se anije ishte në një gjendje të mirë.
Anija Maud u lëshua më 7 qershor 1917 në Vollen pranë Oslos. Ajo u pagëzua nga Amundsen, eksploruesi i njohur e më vonë kapiteni i anijes.
Maud u shit në 1925-ën dhe që nga 1931-i ajo u zhyt pasi u bllokua në akull.