Anija e eksploruesit të njohur ngrihet në sipërfaqe pas 85 vitesh
Një anije që dikur i përkiste eksploruesit të famshëm norvegjez, Roald Amundsen, është rikuperuar pas gati një shekull e zhytyr në thellësitë e akullta të Cambridge Bay në Kanada.
The Maud ishte një nga tre anijet e ndërtuara për ekspedita të Amundsen, të cilat sot janë të shfaqura në muzeumin Fram në Oslo të Norvegjisë.
Pas gjashtë viteve punë, ekipi i norvegjezëve prapa projektit ishin në gjendje të bënin atë që u tentua të bëhej në vitin 1990- i cili përfundoi me dështim- ata ngritën anije Maud pas 85 vitesh në shtratin e detit kanadez.
The Maud u lëshua më 7 qershor të vitit 1917, në Vollen, afër Oslos. Anija u pagëzua nga Amundsen. Eksploruesi i njohur më vonë mori drejtimin si kapetini i saj gjatë një ekspedite në Passage, në verilindje të Rusisë. The Maud u shit më pas në vitin 1925 dhe që nga vitit 1931 ajo u zhyt në ujë duke u bllokuar në akull.