Anija kozmike furnizuese arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Një anije kozmike komerciale, e angazhuar nga agjencia amerikane, NASA, ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithtësisë (ISS), me afro 4 tonelata ngarkesë.

Anëtarët e ekuipazhit në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë sot e kanë pranuar anijen furnizuese, duke e kapur me gjymtyrët robotikë.

Anija ishte lansuar më 18 të këtij muaji nga kompania komerciale, Orbital ATK, nga baza ajrore amerikane, Cape Canaveral, në Floridë.

Kjo anije është emëruar në shenjë nderimi për ish-astronautin amerikan, John Glenn, i cili ishte amerikani i parë që ka arritur në orbitë, në vitin 1962.

John Glenn, që më vonë ishte zgjdhur senator, ka vdekur në dhjetor të vitit të kaluar, në moshën 95 vjeçare.

Ky është furnizimi i shtatë i suksesshëm i kompanisë, Orbital ATK, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe atje do të qëndroj deri më muajin korrik, kur do të shkatërrohet në atmosferën e Tokës, pasi të jetë ngarkuar me mijëra kilogramë të mbeturinave.

SHKARKO APP