Ankandi i peshkut ton në Tokio-Peshku gjigant prej 276 kg, u ble për 1.8 milionë USD
Ankandi i parë i peshkut ton për këtë vit u mbajt gjatë fundjavës në një treg në Tokio, ku një peshk ton blu gjigant u shit për 1.8 milionë dollarë, që është çmimi i dytë më i lartë në histori. Peshku u kap në ujërat që lagin Aomori, prefekturën veriore të Japonisë, dhe peshonte 276 kilogram.
Kiyoshi Kimura, pronari i një zinxhiri restorantesh të sushit të quajtur “Sushizanmai”, bëri ofertën fituesi për të dytin vit radhazi. Kimura është pjesëtar i rregullt i ankandit të Vitit të Ri.
Ai ishte gjithashtu fituesi i ankandit të vitit të kaluar për peshkun ton më të shtrenjtë në histori, ku pagoi 3 milionë dollarë për peshkun prej 278 kilogram. Kimura tha se pavarësisht se peshku ishte i shtrenjtë, ai e bëri ofertën me kënaqësi, në mënyrë që të mund t’i shërbente peshkun ton më të mirë klientëve të tij.
/SCAN