Antibiotikët tek të sapolindurit ndikojnë negativisht në rritjen e tyre

Përdorimi i antibiotikëve në ditët e para të jetës së një të porsalinduri, edhe pse në disa raste është i nevojshëm, mund të ketë një efekt negativ në rritje. Kështu bëhet me dije në një studim të botuar në revistën “Nature Communications”, i cili tregon se ky ndikim mund të jetë i lidhur me ndryshimet e florës bakteriale të zorrëve.

Ndikimi i ekspozimit neonatal ndaj antibiotikëve u studiua në 12,422 foshnje të lindura midis viteve 2008 dhe 2010 në Spitalin Universitar finlandez “Turku”. Fëmijët nuk kishin ndonjë anomali gjenetike ose çrregullime kronike që ndikonin në rritje. Antibiotikët u morën brenda 14 ditëve të para të jetës në 1,151 (9.3%) të porsalindurve të studiuar. Studimi tregoi se fëmijët meshkuj të cilët kishin qenë të ekspozuar ndaj trajtimit me antibiotikë ishin dukshëm më të shkurtër midis moshës 2 dhe 6 vjeç, ndërsa kjo nuk u pa tek vajzat. Për të dy gjinitë, megjithatë, përdorimi i hershëm i antibiotokëve, por pas fazës neonatale u shoqërua me një rritje të masës dhjamore.

Rezultatet u konfirmuan më pas në një testim tjetër prej 1,700 fëmijëvëe gjermanë dhe tregojnë një lidhje të mundshme midis ekspozimit neonatal ndaj këtyre ilaçeve dhe vonesës në rritjen e këtyre fëmijëve, si rezultat i ndryshimeve të shkaktuara nga antibiotikët në përbërjen e florës së zorrëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Antibiotikët janë ilaçe shumë të rëndësishme dhe shpëtuese të jetës tek foshnjat. Gjetjet tona sugjerojnë, megjithatë, se përdorimi i tyre mund të ketë gjithashtu pasoja të padëshirueshme afatgjata që duhet të merren parasysh,” tha Omry Koren, studiues në universitetin që kreu studimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?