Apartamenti i Titos në New York shitet për rreth 12 milionë euro
Apartamenti dykatësh në New York në pronësi të ish-Jugosllavisë do të shitet me vlerë prej 12.1 milionë dollarë, ndërsa paratë nga shitja do të ndahen mes vendeve të ish Jugosllavisë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Apartamenti, i cili ka gjashtë dhoma gjumi dhe katër banjo është shfrytëzuar nga ambasadorët jugosllavë në SHBA e në të ka qëndruar dhe ish kryetari Josip Broz Tito gjatë vizitave në New York.
Apartamenti, sipas Zhurnal.mk i cili nga viti 1992 qëndron i zbrazur është blerë në vitin 1975 në shumë prej 100 mijë dollarë, shpenzimet për mirëmbajtje i ka paguar deri më sot Serbia andaj kërkon 40% nga shitja.