Apple drejt blerjes së Shazam për 400 milion dollarë

Apple ëshë afër blerjes së aplikacionit që shërben për njohjen e muzikës, Shazam për rreth 400 milionë dollarë.

Shazam, një kompani në Mbretërinë e Bashkuar e themeluar në vitin 1999, u lejon njerëzve të përdorin smartfonin ose kompjuterin e tyre për të identifikuar këngët përmes fragmentit të një tingulli.

Aplikacioni, i cili thotë se ka më shumë se 100 milionë përdorues në muaj, e bën shumicën e të ardhurave nga komisionet e paguara për referime në iTunes Store të Apple.

Swiss Digital Desktop Reklama

As Apple dhe as Shazam nuk kanë komentuar mbi raportet në faqen TechCrunch.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse marrëveshja konfirmohet, Shazam do të jetë e fundit në rradhët e firmave të teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar që do ti blihet nga biznesi më i madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?