Apple së shpejti prezanton iPhone 8, ekranin Oled risia më e fundit

IPhone është duke shijuar suksesin e ëmbël që solli iPhone 7, por si duket gjigandi i elektronikës nuk di të ndalet.

Sipas lajmeve të fundit së shpejti do të kemi në treg edhe iPhone 8 dhe do të dallojë nga paraardhësi i tij me teknologji të re të ekranit.

Së paku, kështu ka deklaruar drejtori i gjigantit elektronik “Sharp”. Duke folur para një audience studentësh, Tai Jeng-wu ka deklaruar se iPhone 8 do të përdorë teknologjinë OLED të ekranit.

“Sharp” së fundmi është blerë nga Foxconn, partneri kryesor i Apple në Azi për prodhim. Në këtë mënyrë, duket se “Sharp” do të jetë prodhuesi i ri i Apple sa i përket ekraneve.

Veçanëria e rkraneve OLED është se kanë kontrast më të mirë të ngjyrave dhe përdoren tashmë në Apple Ëatch dhe në telefonat Galaxy të Samsung.

SHKARKO APP