Arabia Saudite vendos:Kullën me të lartë në botë, 1 km

 

Dubai, vendi kampion përsa i përket gjerave më të mëdha, më të gjata e më të shtrenjta, shumë shpejt do të konkurohet nga shteti fqinj, Arabia Saudite.

Kulla ikonike e Dubait, Burj Khalifa, kulla më e lartë në botë, mund të zëvendësohet në rekordet Guiness, nëse Arabia Saudite vë në jetë me sukses planet e saj për të ndërtuar kullën akoma më të madhe të quajtur Jeddah, një projekt që arrin një çmim prej 1.23 miliard dollarësh.

Qeveria saudite në një deklaratë për shtyp të dielën tha se Kompania Ekonomike Jeddah dhe ajo e Investimeve Alinma kanë firmosur një marrëveshje financiare për ndërtimin e qytetit Jeddah, përfshi dhe gradaçelën më të lartë në botë.

Projekti deri tani është ndërtuar në 26 kate. Kulla 1 km e lartë do të përfundohet në vitin 2020.

Burj Khalifa në Duabi është 827 metra e lartë.

SHKARKO APP