Ariu ngec brenda në makinë, sherifi thyen xhamin
Një video e postuar në rrjetet sociale tregon sesi një sherif thyen xhamin e një makine për të shpëtuar një ari i cili kishte ngecur brenda.
Ariu kishte ngecur brenda dhe i frikësuar kishte shkatërruar çdo gjë sa as dyert nuk mund të hapeshin. Prandaj sherifi vendosi të thyente xhamin që ariu të largohej.
Ngjarja është regjistruar të mërkurën në Kaliforni.
Sherifi thyen xhamin me një hekur dhe largohet menjëherë. Disa minuta më pas ariu fillimisht nxjerr kokën dhe më pas kërcen jashtë.