Arratiset nga kopshti zoologjik, luani vret një njeri në qendër të qytetit

Pas përmbytjeve të fundit, Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë u kthye në qendër të vëmendjes, pasi disa kafshë të egra mundën të arratisen nga një kopsht zoologjik.

Por mediat sapo raportojnë se një luan i arratisur ka vrarë një burrë.

Viktima vdiq në qendër të qytetit, në atë që njihet si Sheshi i Heronjve.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por luani kishte ikur dhe është akoma në liri në qytet.

Dje kopshti zoologjik bëri të ditur se të gjithë luanët dhe tigrat mungojnë.

Edhe një xhaguar është në arrati.

Pamjet në rrugët e Tbilisit dukeshin apokaliptike.

SHKARKO APP