Artisti i tatuazheve kap adoleshentin duke vjedhur, shikoni çfarë i bën (video)

Një artist tatuazhesh ka kapur një adoleshent duke vjedhur biçikletën e një burri që kishte vetëm një këmbë  dhe ideja që erdhi në mendje për ta ndëshkuar  ka qenë e tmerrshme.

Maycon Wesley nga Brazili e ka marrë djalin në studion e tij dhe ndërsa e filmonte i bëri tatuazh shprehjen në portugalisht “Eu sou ladrão e vacilão” që përkthehet: “Unë jam hajdut dhe dështak.”

Pasi ka mbarur tatuazhin Maycon e pyeti adoleshentin nëse ai e pëlqente atë.

Mediat lokale raportojnë se djali, i cili dukej i tmerruar kur pa tatuazhin, është zhdukur pas incidentit që ndodhi ditën e premte. Ndërsa familja e tij pasi pa videon e ka raportuar Wesley në polici.

Ai dhe shoku i tij Ronildo Moreira de Araujo, zëri i të cilët dëgjohet në video janë arrestuar dhe akuzohen për torturë, ndërsa kanë deklaruar se e kanë lëshuar djalin, por nuk e dinë vendndodhjen e tij.

YouTube player

SHKARKO APP