Astrologia Meri parashikon finalen e Botërorit /VIDEO

Placeholder Image

A është parashikimi i astrologes Meri ai që ju do zemra…

Nuk parashikon fituesin e Kupës së Botës, Rusi 2018, por në finale astrologia Meri shikon dy ekipe të Amerikës Latine.

Nga studioja e “Rudina” në Tv Klan, Meri tha se “Brazili dhe Meksika janë duke u ndeshur. Njëra nga këto të dyja duhet të shkojë në finale dhe unë këtë unë nuk po e parashikoj vetëm sot, e kam parashikuar disa ditë më përpara në një kanal tjetër sportiv. Anoj pak më shumë nga Brazili, por do ta shohim.”

E pas fitores së sotme 2 – 0 ndaj Meksikës, Brazili sipas astrologes Meri e ka rrugën e hapur deri në finale.

Ndërsa përballë Brazilit, sipas saj do të jetë fituesja e çiftit çerekfinalist Francë – Uruguai.

“Nuk është se e kam menduar edhe kundërshtarin tjetër, por shikoj Uruguain, midis Urugait dhe Francës, por më shuam Uruguait”, tha Meri.

Për të kaluar në gjysmëfinale, Brazili do të duhet të mposhtë fituesen e çiftit Belgjikë-Japoni, ndërsa Uruguai Francën. /tvklan

SHKARKO APP