Audi krahason gruan me një makinë të përdorur, shpërthejnë polemikat në rrjet

Audi, prodhuesi i makinave luksoze gjermane, ka publikuar një spot publicitar në Kinë këtë javë që ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale.

Në spot një vjehrrë nxiton në ceremoninë martesore të të birit dhe kontrollon nusen, pikërisht përpara dhëndrit dhe të gjithë të pranishmëve të tjerë në dasmë. Për të kotrolluar nëse nusja është brenda ‘standarteve’, vjehrra i kontrollon hundën, veshët, buzët, dhëmbët dhe gjuhën e saj. Në fund, i kontrollon edhe gjoksin.

Reklama pastaj vë në dukje “se një vendim i rëndësishëm duhet të merret me shumë kujdes”, duke krahasur  gjetjen e një gruaje me blerjen e një makine të përdorur. “Vetëm me një çertifikatë zyrtare ju mund të ndiheni të qetë,”-përfundon spoti.

Pa dyshim që spoti publicitar ka shkaktuar shumë kritika menjëherë. Shumë shtetas kinezë e akuzuan Audin për seksizëm.

“Si guxoni të kontrolloni një grua si të ishte bagëti,”-shkruan një nga komentuesit. Ndërsa shumë të tjerë kanë dërguar ankesë nëpërmjet postës elektronike.

“Audi” ka kërkuar falje dhe ka hequr menjëherë reklamën.

“Përceptimi i reklamës që është krijuar nga shumë njerëz , nuk korrespondon me vlerat e kompanisë sonë,”-i ka shkruar “Audi” ankuesve në email.

Audi used car commercial in China. Full of sex discrimination

SHKARKO APP