Autostrada bllokohet nga mijëra pula

Punonjësit e emergjencës në Austri patën një ditë mjaft të ngarkuar për të zhbllokuar autostradën A1 në Asten afër Linzit në veri të vendit. Shkak u bënë qindra e mijëra pula që përfunduan në autostradë. Shkak u bë pasi një kampion u përmbys në mes të rrugës, duke derdhur rreth 7 mijë pula në mes të rrugës. Pulat shkaktuan kërdi në tri korsitë e autostradës. Dhjetëra punonjës të emergjencave, duke përfshirë zjarrfikësit, u panë duke u përpjekur për të mbledhur kafshët e arratisura nga kafazet e tyre. Të paktën 160 metra u bllokuan nga pulat jo vetëm të gjalla, por edhe të ngordhura. Rruga është tejet e populluar.

YouTube player

SHKARKO APP