Avioni i Luftës së Dytë Botërore përplaset gjatë një shfaqje ajrore

Një avion i Luftës së Dytë Botërore, i cili është përplasur në tokë gjatë një shfaqje ajrore, ka tmerruar shikuesit.

Sapo “Spitfire” ka nisur të ngrihet diçka nuk ka shkuar mirë dhe helika e tij ka goditur tokën. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Longuyon-Villette afër qytetit francez Verdun.

Njerëzit të cilët po shikonin shfaqjen, pavarësisht se një pjesë e avionit kishte marrë flakë, kanë vrapuar për ti ardhur në ndihmë pilotit. Së bashku ata arritën që të ngrinin avionin dhe të tërheqin jashtë pilotin e plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital, por gjendja e tij shëndetsore nuk dihet.

Sipas Daily Mail edhe një grua është plagosur nga një pjesë e helikës.

YouTube player

SHKARKO APP